Låneregler på albanska - Rregullat e huazimit
MIRË SE VJEN!
BIBLIOTEKA NË TROLLHÄTTAN ËSHTË PËR TË GJITHË
Huazimi i librave është pa pagesë. E tëra që ti duhet ta bëjshë është një librezë e bibliotekës e cila vlen në Bibliotekën kryesore, në Autobusin e librave, në Bibliotekën Kronan dhe në Bibliotekën Sylte. Në Bibliotekën e Qytetit në Trollhättan, ne kemi një shumëllojshmëri të mediave për mosha, interesime, gjuhë dhe forma të ndryshme. Ti mund të gjejshë libra, filma, muzikë dhe lojëra ose ta marrësh hua një kompjuter për të kërkuar në internet, për të shkruar dhe për të printuar.
Ti kërkon informacion për diçka? Atëherë ne do të ndihmojmë për ta gjetur atë drejt.
RREGULLAT E HUAZIMIT
LIBREZA E BIBLIOTEKËS
Librezën e bibliotekës ti e merr pa pagesë duke treguar një letërnjoftim të vlefshëm. Për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare kërkohet nënshkrimi i kujdestarit në marrëveshjen e huazimit. Nëse ti e humb librezën e bibliotekës, atëherë ti duhet të raportoshë për këtë në bibliotekë direkt. Libreza e bibliotekës bllokohet në rast abuzimi dhe në qoftë se borxhi yt është 100 korona ose më shumë.
KOHA E HUAZIMIT
Periudha e huazimit është zakonisht 28 ditë, por biblioteka ka edhe huazime afatshkurtëra.
Kufiri i moshës për huazimin e filmave të luajtur dhe të lojërave TV është 16 vjet.
TAKSAT
Nëse ti kthen prapa diçka me vonesë, ti medoemos duhet të paguash një taksë vonesore. Përjashtim: mediat për fëmijë. Biblioteka dërgon vërejtje. Pas edhe një vërejtjeje tjetër, ne ua dërgojmë një llogari në qoftë se librat ende nuk janë kthyer. Nëse ti e dëmton apo e humb atë që e ke huazuar, ajo duhet të kompensohet.